
Udhëzues
- Për sa kohë mund të mbahet një person i ndaluar prej imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar?
- A mund të më gjeni një garantues në mënyrë që të lirohem me kusht?
- Çfarë ndodh nëse nuk respektoj kushtet e lirimit me kusht?
- A mund të më vizitojnë miqtë ose familja ndërsa jam i ndaluar?
- Cili është procesi i ndalimit?
- A është shumë i rëndësishëm garantuesi për të marrë liri me kusht?
- A mund të ndikojë shuma e garancisë në marrjen e lirise me kusht?
- Cilat janë kushtet tipike pas marrjes së lirise me kusht? A duhet të raportoj? Po nëse nuk raportoj?
- Çfarë lloj aplikimesh mund të bëj ndërsa jam në ndalim? FLR apo ndonjë vizë tjetër?
- A mund të kaloj në një lloj tjetër vize pasi të lirohem nga ndalimi? A do ta shohë Home Office këtë si sjellje negative?
- Cilat janë faktorët që mund të përcaktojnë një shans më të madh për të marrë liri me kusht?
- A mund të më gjejë një firmë ligjore akomodim dhe një garantues financiar për aplikimin për kusht? Dhe nëse nuk njoh askënd në UK, a do të thotë që nuk kam gati asnjë shans për liri me kusht?
- Në cilën fazë duhet të punësoj një avokat për aplikimin për kusht? Nëse e punësoj herët, a rritet mundësia e marrjes së lirise me kusht? Nëse e punësoj më vonë, a ulet mundësia?
- Nëse më kanë nxjerrë biletën e fluturimit, a do të thotë që nuk mund të bëj asgjë për ta ndaluar?
- Nëse më dërgojnë dokumentet për kthim vullnetar, a duhet t’i firmos apo jo? Dhe çfarë pasoja do të ketë nëse dua të kthehem në UK në të ardhmen?
- Nëse kam punësuar dikë dhe mendoj se nuk po bën një punë të mirë gjatë kohës që jam në qendrën e ndalimit, dhe dua të punësoj dikë tjetër, si funksionon kjo? Për shkak se statusi im është i paqartë dhe mund të kem ende një kërkesë për liri me kusht në shqyrtim, a ia vlen të ndërroj menjëherë apo të pres?
- Ata përmendin shpesh “rregullin 35”. Si ndikon ky tek marrja e lirise me kusht?
- Në cilën fazë të procesit ligjor mund të ndalohem?
- Për sa kohë mund të më mbajë Home Office në ndalim?
- Kur aplikoj për kusht, si mund të lirohem?
- Cilat janë të drejtat e mia gjatë ndalimit?
- A mund të shoh një avokat ndërsa jam në ndalim? Si mund të punësoj një avokat gjatë ndalimit?
- Çfarë ndodh nëse kam një problem shëndetësor gjatë ndalimit?
- A mund të dëbohem pa paralajmërim ndërsa jam në ndalim?
- A mund të apeloj kundër ndalimit nëse kërkesa për liri me kusht është refuzuar?
- Si ndikon ndalimi në çështjen time të azilit ose imigracionit?
- Djali im është nën 18 vjeç dhe nuk ka status në UK. A mund të ndalohet edhe ai?
- Çfarë mund të bëj për ta parandaluar këtë?
- Nëse mendoj se ndalimi im është i paligjshëm, kujt duhet t’i drejtohem?
- A kam të drejtë të përdor telefon ose internet për të kontaktuar familjen dhe miqtë? A ka kufizime në kohë ose numrin e perdorimeve?
- Nëse po përballem me dëbim, a ka ndonjë mundësi ligjore për ta vonuar ose parandaluar atë?
- Në cilat rrethana mund të rishikohet ose të ndryshohet ndalimi im?
- Nëse kam nevoja mjekësore ose një sëmundje kronike, a ofron qendra e ndalimit shërbim te pershtatshem mjekësor?
1. Për sa kohë mund të mbahet një person i ndaluar prej imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar?
Nuk ka një afat të përcaktuar për ndalimin nga imigracioni në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që shkakton pasiguri dhe ankth për shumë të ndaluar. Sipas rregullave, ndalimi duhet të përdoret rrallë, por në realitet shumë persona mbahen në Detention Center (kamp) për periudha të gjata pa mbikëqyrje gjyqësore të vendimit për ndalim.
Histori Suksesi


Profesionist, të shpejtë dhe me përvojë!!
2. A mund të më gjeni një garantues në mënyrë që të lirohem me kusht?
Një garantues është dikush që vendos emrin dhe të dhënat e tij, duke dhënë besimin e tij për një të ndaluar në rast se ju largoheni pa leje pas lirimit me kusht. Sekretari i Shtetit ose një gjyqtar i Gjykatës të Shkallës së Parë do të marrë parasysh disa faktorë për të vlerësuar nëse garantuesi është i përshtatshëm, përfshirë aftësinë financiare dhe mundësinë për të ofruar akomodim. Shuma e garancisë financiare tregon nivelin e besimit dhe sa mjaftueshme është për të ndikuar te garantuesi që të sigurojë respektimin e kushteve të lirimit me kusht. Nëse i ndaluari arratiset, garantuesi është përgjegjës për pagesën. Ai gjithashtu duhet të ofrojë një adresë ku i ndaluari do të qëndrojë pas lirimit. Një faktor i rëndësishëm është marrëdhënia mes garantuesit dhe të ndaluarit; një firmë ligjore nuk mund të jetë garantues, pasi mungesa e kësaj marrëdhënieje do të ndikonte negativisht në aplikimin për kusht.
3. Çfarë ndodh nëse nuk respektoj kushtet e lirimit me kusht?
Shumë klientë frikësohen nga kushtet e tyre të lirimit, sidomos detyrimi për t’u paraqitur personalisht për raportim. Ata shqetësohen se paraqitja mund të çojë në rindalim dhe arrestim, por nëse nuk respektoni kushtet, kjo do të ndikojë negativisht në historinë tuaj të imigracionit dhe në aplikimet e ardhshme. Nëse nuk paraqiteni për raportim, kjo mund të çojë në ndalim dhe arrestim.
4. A mund të më vizitojnë miqtë ose familja ndërsa jam i ndaluar?
Po, gjatë ndalimit në një Detention Center, miqtë dhe familja mund t’ju vizitojnë, por duhet të rezervojnë vizitën paraprakisht përmes qendrës.
Çfarë ndodh nëse kërkesa ime për azil refuzohet ndërsa jam i ndaluar? A kam ende mundësi të lirohem me kusht?
Shumë klientë mendojnë se nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet, nuk kanë më mundësi për lirimin me kusht. Në fakt, lirimi me kusht nuk varet vetëm nga rezultati i kërkesës për azil. Edhe nëse kërkesa juaj refuzohet, për sa kohë që mund të tregoni se ka ende pengesa për largimin tuaj, keni mundësi të liroheni me kusht.
5. Cili është procesi i ndalimit?
Ndalimi ndodh kur një person, si për shembull ata që kanë tejkaluar kohën e qëndrimit ose që qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar në shkelje të rregullave të imigracionit, ndeshet nga Home Office ose Policia. Fillimisht ata do të dërgohen në stacionin lokal të policisë për të regjistruar te dhenat biomentrike. Më pas i ndaluari dorëzohet te Home Office, e cila e mban atë në njërën nga Qendrat e Ndalimit në UK. Pas mbërritjes në qendren e ndalimit, i ndaluari takohet me një “gate keeper” që vlerëson nëse ai është i përshtatshëm për ndalim; nëse po, ndalimi miratohet nga një Shef i Imigracionit (CIO). I ndaluari qëndron në qender deri sa t’i jepet kusht ose të dëbohet nga UK.
Çmim i qartë, pa tarifa të fshehura!
6. A është shumë i rëndësishëm garantuesi për të marrë liri me kusht?
Po, një garantues është i rëndësishëm për të aplikuar për liri me kusht përmes tribunalit. Shumë persona kanë marrë kusht edhe pa një garantues të përshtatshëm, por këshillohet të keni një garantues që mund të ofrojë si akomodim, ashtu edhe mbështetje financiare. Të kesh një garantues tregon lidhjet tuaja me UK dhe mund të ndikojë pozitivisht në vendimin e Sekretarit të Shtetit ose tribunalit për aplikimin tuaj për liri me kusht.
7. A mund të ndikojë shuma e garancisë në marrjen e lirise me kusht?
Nëse garantuesi ka në dispozicion një shumë të madhe parash, kjo tregon angazhimin për të parandaluar arratisjen e të ndaluarit. Sekretari i Shtetit ose Tribunali do të shohë se sa ndikim do të ketë kjo shumë te garantuesi; sa më i madh ndikimi, aq më shumë ka gjasa që garantuesi të sigurohet që i ndaluari do të respektojë kushtet e lirimit.
8. Cilat janë kushtet tipike pas marrjes së lirise me kusht? A duhet të raportoj? Po nëse nuk raportoj?
Një nga kushtet pas lirimit me kusht, të vendosura nga Sekretari i Shtetit, është detyrimi për t’u paraqitur për raportim. Duhet të vazhdoni të raportoni, përndryshe do të konsideroheni si i arratisur dhe, nëse ndaloheni përsëri, do ta keni shumë të vështirë të merrni liri me kusht sërish. Nëse keni kaluar nga ndalimi penal te ai i imigracionit, mund t’ju vendoset edhe një pajisje elektronike gjurmimi për të monitoruar lëvizjet tuaja.
9. Çfarë lloj aplikimesh mund të bëj ndërsa jam në ndalim? FLR apo ndonjë vizë tjetër?
Lloji i aplikimit varet nga rrethanat individuale. Në rastin e aplikimeve për të drejta njerëzore, rregullat e imigracionit thonë se nuk është e nevojshme të bëhet një aplikim i vlefshëm. Një i ndaluar mund të paraqesë arsyet për shqyrtim te Home Office duke përdorur formularin IS91. Ata gjithashtu mund të kërkojnë azil nëse kanë frikë të kthehen në vendin e tyre. Kohëzgjatja e shqyrtimit të këtyre aplikimeve, nëse dëbimi nuk është i menjëhershëm, mund të ndikojë pozitivisht në një aplikim për liri kusht.
Shkallë e lartë suksesi, më shumë se 3,000 klientë të kënaqur.

10. A mund të kaloj në një lloj tjetër vize pasi të lirohem nga ndalimi? A do ta shohë Home Office këtë si sjellje negative?
Është e pamundur të marrësh një vizë ndërsa je në ndalim. Çdo leje për të qëndruar në UK që jepet kur një person është në shkelje të rregullave të imigracionit quhet “Leave to Remain” dhe jo vizë. Megjithatë, mund të kaloni në një aplikim tjetër pas lirimit, por është e rëndësishme të mbani komunikim të hapur me Home Office.
11. Cilat janë faktorët që mund të përcaktojnë një shans më të madh për të marrë liri me kusht?
Ka disa faktorë që merren parasysh për të vendosur nëse ndalimi duhet të vazhdojë, duke përfshirë:
- Mundësinë reale të dëbimit ose nëse ka ndonjë aplikim ende në shqyrtim nga Home Office;
- Rrezikun e arratisjes pas lirimit, bazuar në historikun e mëparshëm të arratisjes;
- Respektimin e mëparshëm të kushteve të lirimit me kusht;
- Shkeljet e mëparshme të ligjit të imigracionit;
- Lidhjet shoqërore ose familjare në UK;
- Rrezikun e shkaktimit të dëmit për publikun;
- Nëse i ndaluari është i kategorizuar si “Adult at Risk” (I rritur në rrezik).
Home Office duhet të marrë parasysh mungesën e një dëbimi të menjëhershëm për të vendosur lirimin me kusht. Një i ndaluar nuk mund të mbahet gjatë kohës që ka një aplikim në shqyrtim, nëse periudha e shqyrtimit është e gjatë ose e pacaktuar, pasi ndalimi duhet të jetë masa e fundit. Shanset janë më të larta kur rreziku i arratisjes është i ulët dhe kur ka familjarë ose miq të gatshëm të veprojnë si garantues dhe të vendosin një shumë parash për të siguruar që i ndaluari do të respektojë kushtet.
12. A mund të më gjejë një firmë ligjore akomodim dhe një garantues financiar për aplikimin për kusht? Dhe nëse nuk njoh askënd në UK, a do të thotë që nuk kam gati asnjë shans për liri me kusht?
Nëse nuk keni askënd që mund t’ju ofrojë akomodim ose të jetë garantues financiar, kjo mund të ndikojë negativisht në mundësinë për të marrë liri me kusht. Një firmë ligjore nuk mund të jetë garantuesi juaj, por nëse jeni kërkues azili, ata mund t’ju ndihmojnë të aplikoni për mbështetje financiare dhe akomodim sipas Seksionit 95 të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999. Seksioni 95 ofron ndihmë për kërkuesit e azilit që janë pa te ardhura financiare ose në rrezik të mbeten pa to. Në këtë rast, Home Office do t’ju japë akomodim dhe ndihmë financiare javore. Firmat ligjore gjithashtu mund të kontaktojnë organizata ose OJQ si Salvation Army, që ofrojnë strehim emergjent për individët në rrezik të mbeten të pastrehë, nëse plotësohen kushtet.
Pesë degë në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 100 persona gati në shërbimin tuaj!
13. Në cilën fazë duhet të punësoj një avokat për aplikimin për kusht? Nëse e punësoj herët, a rritet mundësia e marrjes së lirise me kusht? Nëse e punësoj më vonë, a ulet mundësia?
Po, sa më shpejt të paraqiten arsyet tuaja te Home Office, aq më shpejt mund të shqyrtohet aplikimi për liri me kusht. Home Office shpesh nis menjëherë procesin e dëbimit duke kontaktuar ambasadat dhe duke kërkuar dokumentet e udhëtimit. Situata bëhet më e vështirë nëse e paraqisni kërkesën në një fazë të vonë, kur procesi është pothuajse i përfunduar.
14. Nëse më kanë nxjerrë biletën e fluturimit, a do të thotë që nuk mund të bëj asgjë për ta ndaluar?
Jo, ka disa mënyra ligjore për të ndaluar dëbimin dhe për të siguruar që kërkesat dhe provat tuaja të shqyrtohen nga Home Office. Por kjo duhet bërë vetëm nëse ka baza të forta ligjore. Çdo i ndaluar ka rrethana dhe argumente të ndryshme, prandaj këshillohet të kërkoni përfaqësim ligjor sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur caktimin e datës së dëbimit.
15. Nëse më dërgojnë dokumentet për kthim vullnetar, a duhet t’i firmos apo jo? Dhe çfarë pasoja do të ketë nëse dua të kthehem në UK në të ardhmen?
Duhet t’i firmosni dokumentet për kthim vullnetar vetëm nëse nuk keni arsye për të qëndruar më gjatë në UK. Nëse keni arsye dhe baza ligjore për të qëndruar, nuk duhet t’i firmosni. Nëse pranoni të largoheni vullnetarisht dhe paguani vetë biletën e kthimit, do të përballeni me një ndalim hyrjeje prej 1 viti. Mund të aplikoni për hyrje në të ardhmen, por Home Office do të marrë parasysh sjelljen tuaj të mëparshme përpara se të japë leje për hyrje.
16. Nëse kam punësuar dikë dhe mendoj se nuk po bën një punë të mirë gjatë kohës që jam në qendrën e ndalimit, dhe dua të punësoj dikë tjetër, si funksionon kjo? Për shkak se statusi im është i paqartë dhe mund të kem ende një kërkesë për liri me kusht në shqyrtim, a ia vlen të ndërroj menjëherë apo të pres?
Nëse mendoni se avokati juaj nuk po bën një punë të mirë, mund të punësoni një avokat tjetër për të marrë një përditësim për çështjen tuaj. Këshillohet ta bëni këtë nëse nuk mund të komunikoni me përfaqësuesin tuaj ligjor, pasi procesi në qendrën e ndalimit zhvillohet shpejt. Nuk rekomandohet të vononi. Sapo të punësoni një firmë të re ligjore, ata duhet të njoftojnë National Removal Command se tani po ju përfaqësojnë, si dhe të informojnë avokatin e mëparshëm për të transferuar të gjitha dokumentet e çështjes suaj. Avokati i ri do të marrë dokumentacionin për shqyrtim dhe do t’ju japë këshilla të mëtejshme.
17. Ata përmendin shpesh “rregullin 35”. Si ndikon ky tek marrja e lirise me kusht?
Një raport sipas Rregullit 35 bëhet për të vlerësuar nëse jeni viktimë e tortures dhe nëse është e përshtatshme të qëndroni në ndalim. Ky raport plotësohet nga një mjek dhe dërgohet te Home Office për të vendosur nëse jeni “Adult at Risk” (i rritur në rrezik). Kjo kategori ndahet në tre nivele, ku Niveli 3 është më i larti. Nëse jeni vlerësuar si “Adult at Risk Level 3”, ka shumë mundësi që të merrni liri me kusht, pasi personat në këtë kategori zakonisht konsiderohen të papërshtatshëm për ndalim për shkak të mundësisë që të jenë viktima torture dhe ndikimit negativ të ndalimit tek mirëqenia e tyre.
Pyetje të lidhura me ndalimin:
18. Në cilën fazë të procesit ligjor mund të ndalohem?
Ka dy arsye për ndalim: kur identiteti juaj nuk është i njohur nga Home Office ose kur dëbimi është i afërt. Nuk ka një pikë të caktuar në procesin ligjor kur mund ose duhet të ndaloheni — kjo varet nëse ka pengesa për dëbimin tuaj. Nëse ka pengesa, nuk duhet të ndaloheni.
19. Për sa kohë mund të më mbajë Home Office në ndalim?
Nuk ka një afat të caktuar për kohëzgjatjen e ndalimit. Megjithatë, duhet theksuar se ndalimi duhet të përdoret rrallë dhe për periudhën më të shkurtër të mundshme.
20. Kur aplikoj për kusht, si mund të lirohem?
Mund të aplikoni për liri me kusht nëse Home Office po shqyrton çështjen tuaj të imigracionit dhe dëbimi nuk është i afërt. Do të liroheni nëse tribunali ose Home Office vlerëson se ndalimi nuk është më i nevojshëm për arsyet e mësipërme.
21. Cilat janë të drejtat e mia gjatë ndalimit?
Ndërsa jeni në ndalim, ruani shumicën e të drejtave tuaja, përveç lirisë së lëvizjes. Ju mund të mbani një telefon celular dhe të flisni me persona jashtë qendres se ndalimit, të kërkoni ndihmë nga stafi mjekësor, si dhe të përdorni kompjuterët brenda qendrës. Gjithashtu, miqtë dhe familja mund t’ju vizitojnë.
22. A mund të shoh një avokat ndërsa jam në ndalim? Si mund të punësoj një avokat gjatë ndalimit?
Gjatë ndalimit, qeveria është e detyruar t’ju sigurojë akses në përfaqësim ligjor. Kjo mbulohet nga Agjencia e Ndihmës Ligjore (Legal Aid Agency). Shërbimi është i paanshëm dhe ofron këshillim. Avokatët e financuar nga Legal Aid janë të pranishëm çdo ditë në qendrat e ndalimit në orare të caktuara dhe mund t’i punësoni nëse dëshironi. Përndryshe, mund të punësoni avokatë privatë, të cilët zakonisht veprojnë më shpejt dhe kanë më shumë burime, por mund të kenë tarifa më të larta, veçanërisht për vizita në qendrat e ndalimit.
23. Çfarë ndodh nëse kam një problem shëndetësor gjatë ndalimit?
Është e rëndësishme të informoni “Gate Keeper”-in për gjendjen tuaj shëndetësore përpara se të miratohet ndalimi. Nëse problemet shëndetësore zhvillohen gjatë ndalimit, duhet të njoftoni qendrën shëndetësore të cila ekziston në çdo qendër të ndalimit. Nëse mendoni se gjendja juaj shëndetësore shkaktohet nga ndalimi i zgjatur, duhet të flisni me oficerët përgjegjës të qendrës.
24. A mund të dëbohem pa paralajmërim ndërsa jam në ndalim?
Në disa raste, dëbimi mund të ndodhë me pak ose aspak paralajmërim. Ligji kërkon që të jepet një njoftim minimal prej 1 jave përpara dëbimit. Home Office zakonisht jep disa ditë njoftim dhe një dokument me datën e dëbimit (“removal directions”).
25. A mund të apeloj kundër ndalimit nëse kërkesa për liri me kusht është refuzuar?
Nuk mund të apeloni kundër vendimit për refuzimin e lirise me kusht, as për Bail401 dhe as për B1. Megjithatë, mund të bëni një aplikim të ri për liri me kusht pas refuzimit.
- Për Bail401 nuk ka kufizim kohor dhe mund të aplikoni sërish që të njëjtën ditë.
- Për B1, pas refuzimit nga Tribunali i Shkallës së Parë, nuk mund të bëni një aplikim të ri brenda 28 ditëve, përveçse nëse gjyqtari përcakton kushte të veçanta ose ka ndryshim të rëndësishëm në rrethana.
26. Si ndikon ndalimi në çështjen time të azilit ose imigracionit?
Mund të kufizoheni në marrjen e këshillave ligjore dhe ndihmës, pasi nuk keni akses të lirë në botën e jashtme. Kjo mund të sjellë mungesë të argumenteve të plota ligjore në çështjen tuaj. Gjithashtu, fakti që keni qenë në ndalim do të mbetet në historikun tuaj të imigracionit dhe mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.
27. Djali im është nën 18 vjeç dhe nuk ka status në UK. A mund të ndalohet edhe ai?
Nëse Home Office konfirmon se ai është nën 18 vjeç, pas inspektimeve dhe kontrolleve, duhet ta lirojë menjëherë për të shmangur ndalimin e paligjshëm. Një fëmijë i pashoqëruar mund të mbahet maksimumi 24 orë dhe vetëm në kushte të caktuara.
28. Çfarë mund të bëj për ta parandaluar këtë?
Çdo person në UK pa leje të vlefshme qëndrimi mund të ndalohet dhe të dëbohet. Për ta parandaluar, duhet të përpiqeni të rregulloni statusin tuaj ligjor bazuar në rrethanat tuaja dhe të kërkoni këshilla të përshtatshme ligjore.
29. Nëse mendoj se ndalimi im është i paligjshëm, kujt duhet t’i drejtohem?
Nëse ndalimi juaj është i paligjshëm, duhet t’i paraqisni Zyrës së Brendshme një “Pre-Action Protocol” duke kërkuar dëmshpërblim. Nëse Home Office mohon përgjegjësinë, mund të nisni një “judicial review” (rishikim gjyqësor).
30. A kam të drejtë të përdor telefon ose internet për të kontaktuar familjen dhe miqtë? A ka kufizime në kohë ose numrin e perdorimeve?
Ndryshe nga burgu, ju do të keni një telefon për të dërguar mesazhe dhe për të telefonuar familjen dhe miqtë. Në momentin e ndalimit, do t’ju jepet mundësia të regjistroni numrat e kontakteve. Telefoni nuk është “smartphone” dhe përdoret vetëm për thirrje e SMS, ndërsa për internet ka një sallë kompjuterësh në qendër me orare të caktuara. Nuk ka kufizime për numrin e herëve që mund ta përdorni telefonin tuaj.
31. Nëse po përballem me dëbim, a ka ndonjë mundësi ligjore për ta vonuar ose parandaluar atë?
Opsionet varen nga faza e procesit të dëbimit. Mund të sfidoni një urdhër dëbimi bazuar në të Drejtat e Nenit 8 të ECHR, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e qëndrimit në UK, lidhjet familjare dhe shoqërore, si dhe pengesat serioze për integrim në vendin ku do të dëboheni. Lidhjet e ngushta me një partner ose fëmijë që kualifikohen ligjërisht mund të jenë gjithashtu baza për kete process.
32. Në cilat rrethana mund të rishikohet ose të ndryshohet ndalimi im?
Vendimi për lirimin nga ndalimi varet kryesisht nga fakti nëse dëbimi është i afërt. Nëse ka pengesa për dëbimin, ndalimi mund të rishikohet dhe të vendoset lirimi.
33. Nëse kam nevoja mjekësore ose një sëmundje kronike, a ofron qendra e ndalimit shërbim te pershtatshem mjekësor?
Qendra e ndalimit ka një ekip mjekësor ku mund të kërkoni ndihmë dhe mbështetje. Nëse keni nevoja mjekësore ose sëmundje kronike, duhet t’i raportoni këto tek stafi mjekësor. Nëse mendoni se ndalimi po ndikon negativisht në shëndetin tuaj, kjo mund të përdoret si arsye për lirimin tuaj.
Histori Suksesi


Vlerësimi klientëve








