Apliko për status ligjor në Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin përtej afatit

Sipas ligjeve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, nëse qëndroj përtej afatit të vizës time, cilat janë mënyrat për të aplikuar për status ligjor?

Sipas ligjeve të emigracionit në Mbretërisë e Bashkuar, nëse qëndroni përtej afatit të vizës suaj dhe dëshironi të aplikoni për status ligjor, ka disa rrugë të mundshme:

1. Aplikimi për të Drejtat e Njeriut:

  • Nëse keni jetuar për një kohë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht nëse keni anëtarë të familjes (p.sh bashkëshort ose fëmijë) në Mbretërinë e Bashkuar, ju mund të aplikoni për të Drejtat e Njeriut nën nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (respektimi i jetës familjare dhe private).
  • Për fëmijët, veçanërisht ata që kanë jetuar për më shumë se 7 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, familjet mund të kenë mundësinë të aplikojnë për status ligjor.

2. Viza për Anëtarë të Familjes:

Nëse partneri juaj plotëson një nga kriteret e mëposhtme, ju mund të aplikoni për status ligjor ndërmjet vizës familjare:

  • Ndërmjet partnerit
    • Në këtë rast partneri juaj është qytetar i Mbretërisë së Bashkuar ose i Irlandës;
    • Ose ka status ligjor të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, siç është leja e pa afatë për të qëndruar (ILR), status qëndrimi (Settled status) ose certifikatë të statusit ligjor të përhershëm
    • Për të udhëtuar nga BE, Zvicra, Norvegjia, Islanda ose Lihtenshtajni me Status të Paravendosur (pre-settled) – partneri duhet të ketë filluar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar para 1 Janarit 2021;
    • Nëse është qytetar Turk duhet të zotërojë një vizë biznesmeni ose një vizë pune;
    • Ose mundë të ketë status mbrojtjeje (p.sh. leje qëndrimi për refugjatë si residence permit ose refugee stay permit, ose status mbrojtjeje humanitare);
    • Ose mundë të ketë leje qëndrimi për persona pa shtetësi
  • Ndërmjet Prindit
    • Në këtë rastë fëmija juaj mbanë kombësinë e Mbretërisë së Bashkuar, statusin e qëndrimit të përhershëm, ose statusin e paravendosjes në Mbretërinë e Bashkuar;
    • Fëmija juaj duhet të jetë nën moshën 18 vjeçare;
    • Ndëra ju duhet të verikfikoni që keni kujestarin e pavarur ose;
    • Prindi tjetër i fëmijës është qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, ka status të qëndrimit të përhershëm (ILR), ose status të paravendosjes të B.E (pre-settled);
    • Nëse aplikuesi nuk është në një marrëdhënie ligjore atëhere;
    • Aj/ajo duhet të provojë se kanë të drejta direkte vizitimi;
    • Aj/ajo duhet to provojë se merr pjesë aktivisht në zhvillimin e fëmijës dhe do të vazhdojë të angazhohet në të ardhmen;

3. Kërkes për Leje Azili

  • Mund të aplikoni për azil nëse përballeni me persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror, ose opinionet politike. Nëse aplikimi juaj për azil është i suksesshëm, do t’ju jepet status ligjor.

4.  Leje Qëndrimi Diskrecionale

  • • Në disa rrethana të jashtëzokenshme, Home Office mund të konsiderojë dhënien e lejes së përkohshme ose afatgjatë për të qëndruar në Mbretërin e Bashkuar ligjërisht, edhe nëse nuk keni ndonjë mënyrë tjetër ligjore për të aplikuar për status.

Profesionist, të shpejtë dhe me përvojë!!

A do të arrestohem nga policia e emigracionit pasi të dorëzoj aplikimin tim?

Pasi të keni dorëzuar një aplikim të plotë dhe të vlefshëm, autoritetet e imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar nuk do t’ju lëvizin automatikisht nga vendi. Kjo është sepse Home Office nuk mund t’ju klasifikojë më si të paligjshëm, prandaj nuk mund të përdoret si një arsye për t’ju arrestuar dhe për të filluar proçedurat e largimit. Përkundrazi, ata fillimisht do të përpunojnë aplikimin tuaj, më tej do të shqyrtojnë aplikimin tuaj të vlefshëm dhe do të marrin një vendim mbi bazën e informacionit që keni dorëzuar. Në këtë proces, ju ndodheni nën një ombrellë jeni ligjore e cila ju jep të drejtë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar derisa të ketë një vendim.

Megjithatë, ka disa gjëra të cilat duhen mbajtur ndërmend:

  1. Qëndrimi ligjor gjatë procesit të aplikimit: Nëse dorëzoni një aplikim të ri para se të skadojë viza ose leja juaj ekzistuese, dhe ndërsa prisni rezultatin e aplikimit tuaj, përgjithësisht do të konsideroheni se qëndroni ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar deri sa të merret një vendim nga Departamenti i Imigracionit.
  2. Rreziku i qëndrimit të tejzgjatur: Nëse dorëzoni aplikimin tuaj pa një vizë ligjore, ju mund të konsideroheni se keni tejkaluar kohën e qëndrimit, pavarësisht nëse aplikimi juaj pranohet. Në rast se aplikimi juaj refuzohet, ekziston mundësia që Home Office të marrë masa të tjera, si paraburgim, ose deportim.
  3. E drejta për të apeluar: Nëse aplikimi juaj refuzohet, përgjithësisht do t’ju jepet e drejta të bëni apel ose të aplikoni për një rishikim administrativ. Gjatë një apeli ose rishikimi, mund të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar deri sa gjykata të marrë një vendim. 
  4. Rrethana përjashtuese: Rrethana përjashtuese: Nëse aplikanti ka një rekord penal dhe është dënuar me burg për 12 muaj ose më shumë, duke bërë Home Office-in të konsiderojë se aplikanti paraqet një kërcënim për sigurinë publike, ose në rrethana ekstreme, ata mund të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të filluar procedurat e largimit, por kjo është shumë e rrallë dhe nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, dhe aplikanti mund të ketë ende mundësinë të apelojë vendimin e Home Office.

Edhe nëse jeni paraburgosur, mos u shqetësoni për deportimin e menjëhershëm, pasi zakonisht merr kohë për të filluar procesin, kështu që ende keni një shans për të hequr urdhrin e largimit dhe mund të liroheni me garanci.

Çmim i qartë, pa tarifa të fshehura!

A duhet të banoj në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 vjet për të aplikuar për të drejtën për jetën familjare dhe private?

Nuk është e nevojshme që të kaloni më shumë se 20 vjet para se të aplikoni për qëndrim ligjor në bazë të të drejtës për jetën familjare dhe private (dmth. Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut). 20 vjet qëndrim është vetëm një nga kushtet, dhe aplikantët që plotësojnë kushte të tjera gjithashtu mund të aplikojnë për status ligjor në bazë të të drejtës për jetën familjare dhe private nëse nuk e kanë arritur kushtin e 20-vjeçarit.

Ja disa situata në të cilat mund të bëhet një aplikim pa plotësuar 20 vite qëndrimi.

1. Fëmijëria/Adoleshenca:

  • Nëse fëmija juaj është lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka jetuar në M.B për 7 vjet ose më shumë, ju mund të aplikoni për leje ligjore për të qëndruar në bazë të jetës familjare dhe private. Në këtë rast, prindërit e fëmijës gjithashtu mund të kenë mundësi për të marrë status ligjor, pasi kthimi me forcë i fëmijës në një vend që ai/ajo nuk e njeh mund të konsiderohet si pa interes për të mirën e fëmijës.
  • Grupi i moshës 18-25 vjeçare mund të aplikoj për status ligjor nëse kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se gjysmë kohe pas lindjes.

2. Anëtarët e Familjes:

  • Nëse partneri ose fëmija juaj është qytetar i Mbretërisë së Bashkuar ose ka leje qëndrimi të përhershëm, mund të aplikoni për leje ligjore për të qëndruar në bazë të lidhjeve familjare, edhe nëse keni jetuar për më pak se 20 vjet.

3. Jeta Private

  • Por edhe nëse nuk kanë kaluar 20 vjet, nga momenti që keni krijuar lidhje të thella sociale dhe kulturore në Mbretërinë e Bashkuar dhe kthimi në vendin tuaj të origjinës do të sillte vështirësi të mëdha, si përshtatja me ambientin jetësor dhe rrjetin social, mund të aplikoni për qëndrim në bazë të jetës private.

4. Rrethana të Veçanta

  • Në disa raste të veçanta, mund të ketë arsye të tjera që ju kualifikojnë për jetën familjare dhe private. Për shembull, nëse keni probleme serioze shëndetësore, kthimi në vendin tuaj të origjinës mund të përkeqësojë ndjeshëm shëndetin tuaj, gjë që mund të jetë gjithashtu një arsye për të aplikuar.

Suksesi i aplikimit në çdo rast do të varet nga rrethanat dhe provat individuale. Prandaj, edhe nëse nuk keni jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për 20 vjet, ende mund të keni ende mundësinë të aplikoni për status ligjor në bazë të jetës familjare dhe private. 

Histori Suksesi

Shkallë e lartë suksesi, më shumë se 3,000 klientë të kënaqur. 

Nëse aplikimi im aprovohet, cilat janë rrethanat dhe kërkesat e përgjithshme? 

Nëse aplikimi juaj aprovohet në bazë të jetës private dhe familjare, do t’ju jepet statusi për qëndrim nën rregullat dhe kërkesat e mëposhtme:

1. Leje qëndrimi

  • Vlefshmëria: Zakonisht jepet një leje për të qëndruar me vlefshmëri 30-mujore (2.5 vjet)
  • Rinnovimi: Pasi të skadojë leja fillestare për 30 muaj, mund të aplikoni për rinovim dhe pastaj çdo 30 muaj. Nëse zotëroni këtë vizë për 10 vite rresht, mund të aplikoni më tej për Leje të Pa-afat për të Qëndruar (ILR). Gjatë periudhës së rinovimit, është gjithashtu e nevojshme të plotësoni kërkesat e lejes së qëndrimit të dhënë nga Departamenti i Imigracionit në bazë të arsyes fillestare, dhe duhet të dorëzoni dokumente të caktuara. Nëse rrethanat ndryshojnë, do t’ju nevojitet të jepni prova për të shpjeguar autoriteteve të imigracionit pse duhet t’ju jepet statusi në Mbretërinë e Bashkuar. 
  • Puna dhe studimi: Zakonisht mund të punoni dhe të studioni ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar gjatë mbajtjes së kësaj leje qëndrimi.
  • Kufizimet e ndihmës sociale: Këto viza zakonisht vijnë me kushte “Pa Qasje në Fondet Publike,” që do të thotë se nuk mund të aplikoni për disa përfitime qeveritare.
  • Kthimi: Pasi t’ju jepet statusi, mund të ktheheni në vendin tuaj të origjinës dhe të ri-hyni në Mbretërinë e Bashkuar (nën kushtet e vendit tuaj të origjinës).

2. Leje Qëndrimi të përhershme (ILR)

  • Kërkesat kohore për rinovim: Duhet të rinovoni vizën tuaj në kohë ndërsa keni një leje të kufizuar qëndrimi dhe të vazhdoni të plotësoni kërkesat e Departamentit të Imigracionit për jetën tuaj familjare ose private.
  • Numri i ditëve që mund të mungoni: Brenda një periudhe dhjetëvjeçare, duhet të përmbushni kërkesën që të mos lini Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 180 ditë çdo 12 muaj. Nëse jetoni jashtë vendit para 11 Prillit 2024, nuk mund të mungoni nga Mbretëria e Bashkuar për më shumë se 548 ditë dhe nuk mund të mungoni për më shumë se 184 ditë brenda një intervali 12-mujor.
  • Kërkesat për aftësi në gjuhën angleze dhe testi për jetën në M.B:. Mund t’ju kërkohet të plotësoni kërkesat për aftësi në gjuhën angleze dhe të kaloni testin “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar.” Personat nën moshën 18 vjeç ose mbi moshën 65 vjeçare nuk janë të detyruar të plotësojnë të dyja kërkesat. Nëse keni një aftësi të kufizuar që e bën të pamundur përmbushjen e kërkesës për aftësi në gjuhën angleze për shkak të një gjendjeje fizike ose mendore afatgjatë, mund të aplikoni në Home Office për një përjashtim nga kjo kërkesë.
  • Kërkesa për rekord të pastër penal: Duhet të respektoni ligjin në Mbretërinë e Bashkuar dhe të mos veproni ndonjë akt kriminal që mund të ndikojë në të drejtën tuaj për qëndrim.

Kërkesat specifike për çdo situatë mund të ndryshojnë, veçanërisht nëse aplikimi juaj përfshin rrethana speciale ose kushte të veçanta. Rekomandohet që të lexoni me kujdes letrën e miratimit nga Home Office pas aprovimit dhe të konfirmoni planin e ardhshëm të veprimit me një avokat imigracioni për të siguruar që të gjitha kërkesat të plotësohen dhe statusi juaj të menaxhohet siç duhet.

Pesë degë në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 100 persona gati në shërbimin tuaj!

Cilat dokumente duhet të përgatit nëse dëshiroj te aplikoj për aplikacjonin e mësipërm

Nëse dëshironi të aplikoni për një leje qëndrimi në bazë të të drejtës për jetën familjare dhe private (p.sh. nëpërmjet Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), do t’ju nevojitet të përgatitni një sërë dokumentesh për të mbështetur aplikimin tuaj. Këto dokumente do të ndihmojnë për të provuar që arsyeja juaj për qëndrim plotëson kërkesat e ligjit të imigracionit. Më poshtë do të gjeni një listë dokumentesh që zakonisht duhet të përgatiten:

1. Prova e identitetit dhe qëndrimit

  • Pasaport: Kjo përfshin pasaportën tuaj aktuale të vlefshme si dhe çdo pasaportë të vjetër për të konfirmuar identitetin tuaj dhe regjistrin e hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Viza ose Leja e Qëndrimit: Një kopje e vizës ose lejes së qëndrimit aktuale (nëse ka).
  • Certifikata e lindjes: Nëse përfshihet një fëmijë ose anëtar familjeje, kërkohet certifikata përkatëse e lindjes.

2. Prova e qëndrimit

  • Prova e adresës: siç janë kontrata e qirasë, dokumentet e hipotekës, faturat (p.sh. faturat e shërbimeve, deklaratat bankare, faturat e tatimeve, etj.) që duhet të tregojnë kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe historinë e adresës.
  • Historia e qëndrimit brenda 20 viteve të fundit: Nëse aplikoni përmjet rregullit 20-vjeçar, do t’ju nevojitet të jepni sa më shumë detaje të jetë e mundur rreth historisë suaj të qëndrimit për 20 vitet e fundit, dhe aplikantët do të duhet të ofrojnë prova të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar për çdo vit për të konfirmuar se keni jetuar në Mbretërinë e Bashkuar pa ndërprerje.

3. Prova e lidhjes familjare

  • Prova e martesës ose partneritetit: p.sh. certifikata e martesës, certifikata e regjistrimit të partneritetit civil, prova e bashkëjetesës (p.sh. llogari të përbashkëta, marrëveshje qiraje të përbashkët, etj.).
  • Prova e lidhjes me fëmijën: siç janë certifikatat e lindjes, regjistrat shkollorë, dokumentet mjekësore që provojnë lidhjen tuaj me fëmijën dhe jetën e fëmijës në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Prova e identitetit dhe qëndrimit të anëtarëve të familjes: siç janë kopjet e pasaportave, vizave ose lejeve të qëndrimit të anëtarëve të familjes

4. Prova e jetës private 

  • Prova e lidhjeve sociale dhe kulturore: p.sh., dokumentet e punës, prova e arsimit, prova e angazhimit në komunitet (p.sh., vullnetarizmi, anëtarësia në shoqata, etj.).
  • Dokumentet mjekësore: Nëse keni probleme shëndetësore ose nevoja të veçanta mjekësore, duhet të ofroni certifikata mjekësore, letra të mjekëve dhe dokumente të tjera përkatëse.
  • Çdo provë e papërshtatshmërisë për t’u kthyer në vendin tuaj të origjinës: siç janë një raport mbi situatën në vendin tuaj të origjinës (i cili mund të përfshijë prova të konfliktit, diskriminimit, ose rreziqeve të tjera), dhe ndikimi negativ i kthimit në vendin tuaj të origjinës për ju ose për familjen tuaj.

5. Prova e financave dhe punësimit

  • Prova e statusit financiar: siç janë deklaratat bankare, faturat e pagave, certifikatat e pagesës së tatimeve, të ardhurat nga qiraja, ose burime të tjera të të ardhurave.
  • Prova e punësimit: siç janë kontrata e punës, letra nga punëdhënësi, forma P60 ose P45, dokumenta për freelance, etj.

6. Letrat mbështetëse

  • Letra e avokatit: Nëse keni një avokat imigracioni, ai/ajo mund të shkruajë një letër që detajon arsyet e aplikimit tuaj dhe bazën ligjore.
  • Letrat mbështetëse nga familia, miqtë ose komuniteti: Këto letra mund të ndihmojnë në demonstruar lidhjet tuaja sociale dhe familjare në Mbretërinë e Bashkuar.

7. Prova e aftësisë gjuhësore (nëse është e aplikueshme)

  • Prova e aftësisë në gjuhën angleze: Certifikata të kalimit të një testi të gjuhës angleze (p.sh. IELTS), i cili mund të kërkohet nëse keni për qëllim të aplikoni për Qëndrim të Pafund (ILR) ose për shtetësi. 

8. Prova e testit të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar (nëse është e aplikueshme)

  • Testi “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar: Prova e kalimit të këtij testi kërkohet kur aplikoni për qëndrim të përhershëm ose shtetësi.

9. Tarifat për dorëzimin e aplikimit

  • Prova e pagesës së tarifës së aplikimit: siç është një reçetë për pagesën e tarifës së aplikimit. Në varësi të llojit dhe kompleksitetit të aplikimit, kostoja mund të ndryshojë.

Para se të dorëzoni aplikimin tuaj, është e këshillueshme të kontrolloni dy herë kërkesat më të fundit të Home Office dhe të merrni parasysh ndihmën e një avokati profesionist të imigracionit për të siguruar që të gjitha dokumentet janë të plota dhe të sakta për të përmirësuar shanset për një aplikim të suksesshëm.

Histori Suksesi

Sa kategori “Further Leave to Remain” ka në Mbretërinë e Bashkuar?

Leje e Mëtejshme për të Qëndruar (FLR) është një lloj lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar që përdoret për të zgjatur ose rinovuar një leje qëndrimi ekzistuese. Në varësi të situatës dhe nevojave të aplikantit, FLR mund të ndahet në disa kategori. Mëposhtë vijojnë kategorit kryesore të FLR:

1. . FLR(M) –Viza për Bashkëshort/Partner që Varet

  • Për bashkëshortët, partnerët e pa martuar, partnerët e të njëjtit gjinie, partnerët civilë ose fëmijët e kualifikuar të qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar ose të rezidentëve të përhershëm.
  • Aplikantët mund të aplikojnë për leje të mëtejshme për të qëndruar në bazë të ruajtjes së një marrëdhënie familjare me një qytetar të Mbretërisë së Bashkuar ose me një person me rezidencë të përhershme.

2. FLR(FP) – Jeta Familjare & Private

  • I përshtatet aplikimeve në bazë të lidhjeve familjare ose jetës private. Kjo përfshin aplikantët që kanë një marrëdhënie të veçantë me një qytetar të Mbretërisë së Bashkuar ose me një person që ka rezidencë të përhershme, ose që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në një bazë të përhershme (p.sh. fëmijë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 7 vjet, ose të rritur që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 20 vjet).
  • I përshtatet gjithashtu njerëzve që përballen me vështirësi ekstreme dhe që mund të shkelin të drejtën e tyre për jetë familjare dhe private nëse kërkohet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar.

3. FLR(O) – Kategori të Tjera

  • Për aplikimet që nuk bien nën klasifikime të tjera specifike FLR. Kjo mund të përfshijë varës të aplikantëve të caktuar për azil, njerëz që kanë nevojë të qëndrojnë për trajtim mjekësor, ose njerëz që kanë nevojë të zgjatin lejen për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për disa arsye të veçanta.
  • T Kjo kategori është e gjerë në përmbajtje, por përgjithësisht i përshtatet atyre rasteve ku nuk ka një rrugë të specifikuar vizash.

4. FLR (HRO) – Të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ndërkombëtare 

  • I përshtatet individëve që aplikojnë në bazë të të drejtave të njeriut ose arsyeve të ngjashme, zakonisht përfshin ata që përballen me deportim por kanë arsye të mjaftueshme për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Aplikimet e tilla zakonisht bazohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose dispozita të tjera ligjore të lidhura me të drejtat e njeriut.

5. FLR (DL) –Leje të Përkohshme Qëndrimi

  • I përshtatet individëve që më parë kanë marrë një “Leje të Diskrecionit për të Qëndruar” (DLR) dhe dëshirojnë të zgjasin qëndrimin e tyre.
  • Kjo leje zakonisht jepet për ata që nuk përmbushin rregullat e tjera të imigracionit, por u jepet leje qëndrimi në bazë të rrethanave të jashtëzakonshme, si individë të cilëve aplikimi për azil u është refuzuar por nuk mund të deportohen për arsye humanitare.

6. FLR (ILR) –Rinovim para lejes së përhershme të qëndrimit

  • Për ata që janë gati të aplikojnë për Leje të Pafund (ILR) por ende nuk janë të kualifikuar dhe kanë nevojë të zgjasin vizën ekzistuese përpara se të arrijnë atë.
  • Për shembull, disa njerëz e përdorin këtë kategori për të zgjasin lejen e qëndrimit pas përfundimit të një vize familjare 5-vjeçare ose 10 vjet qëndrimi afatgjatë deri sa të përmbushin kërkesat për aplikimin e ILR.

7. FLR(AF) – Anëtarët e Forcave të Armatosura dhe varësit e tyre

  • I përshtatet bashkëshortit, partnerit ose fëmijës së një anëtari të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u lejuar atyre të banojnë në Mbretërinë e Bashkuar për gjatë periudhës së pranisë së anëtarëve të Forcës.

Pyetjet e Shpeshta reth FLR

1. A duhet të kem banuar në Mbretërinë e Bashkuar për 20 vjet rresht për të aplikuar për FLR FP/FLR M?

  • Jo, nuk është e nevojshme të keni jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për 20 vjet për të kualifikuar për një aplikim për të Drejtat e Njeriut. Është një keqkuptim i zakonshëm që dikush mund të aplikojë për leje qëndrimi vetëm pasi të ketë përmbushur periudhën prej 20 vitesh. Pavarësisht nëse keni qenë këtu për 20 vjet apo jo, do t’ju duhet të demonstroni pengesa të pakapërcyeshme dhe të tregoni se keni të drejta sipas nenit 8 të Konvtës Europiane për të të Drejat e njeriut gjatë kohës që keni qëndruar këtu.

    Me pak fjalë, ju mund të aplikoni për leje të kufizuar qëndrimi nëse mund të provoni se jeni integruar në shoqërinë dhe kulturën britanike dhe keni ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me të tjerë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmbushur standardet e parashikuara nga çështja R v SSHD ex parte Razgar

2. Nëse aplikimi im refuzohet, a mund të dorëzoj përsëri një aplikim të ri për të marrë status ligjor në Mbretërinë e Bashkuar?

  • Duhet të mbani komunikim të vazhdueshëm dhe të hapur me Home Office duke u ofruar atyre një paraqitje të sinqertë të situatës suaj dhe se si këto rrethana mund të përmbushin kritere që bien jashtë rregullave standarde, në mënyrë që të mund të merrni leje qëndrimi sipas Nenit 8 ose *Leave Outside the Rules*. Nëse keni pasur refuzime të mëparshme, këto refuzime do të jenë pika fillestare dhe do të duhet të trajtojmë në mënyrë të qartë të gjitha arsyet e refuzimeve të mëparshme përpara se të përfshijmë arsye të reja dhe domethënëse në aplikimin e ri.

    Prandaj, është e rëndësishme të ruani dokumentet që lidhen me vendimet e kaluara dhe t’i dorëzoni ato te avokatët tuaj aktualë, në mënyrë që ata të kenë qasje të plotë në çështjen tuaj dhe të jenë në gjendje t’ju ofrojnë këshillimin më të saktë ligjor. Në rastet kur pikat e refuzimeve të mëparshme janë adresuar në mënyrë të plotë, Home Office do të jetë i gatshëm të shqyrtojë bazat aktuale dhe, kur këto baza përmbushin kërkesat sipas së bazës ligjore mund t’ju jepet një leje qëndrimi e kufizuar prej 30 muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, në një rrugë 10-vjeçare për ILR.

3. Nëse jam refuzuar nga Home Office në të kaluarën, a do të thotë kjo që kam më pak shanse të më pranohet aplikimi në të ardhmen?

  • Absolutisht jo. Refuzimet e mëparshme mund të ndikojnë në mënyrën se si vlerësohen aplikimet tuaja të reja, por ato nuk ulin vlerën e meritave të aplikimit tuaj aktual. Çdo aplikim në Home Office shqyrtohet bazuar në rrethanat tuaja më të fundit. Ekipi ynë i avokatëve do të marrë kohën e nevojshme për të kuptuar çështjen tuaj dhe për të marrë udhëzime nga ju, në mënyrë që të sigurohemi se çdo rast ka bazat e nevojshme për sukses përpara se të dorëzojmë një aplikim në Home Office. Kjo do të thotë se çdo rast është unik për ne dhe përgatitet bazuar në meritën e tij të veçantë.

    Duke ndërtuar rastet rreth individëve, ne jemi në gjendje ta paraqesim çështjen e klientit tonë në tërësinë e saj për shqyrtimin e Home Office, duke mbuluar refuzimet e mëparshme dhe duke ofruar sqarime të nevojshme. Kjo siguron që meritave të aplikimit aktual nuk do t’u mungojë pesha e duhur dhe çdo rast të ketë potencialin e tij të plotë për sukses. Në rastet ku çështja është komplekse dhe është e nevojshme të paraqitet një apel, metodat tona na vënë në pozicionin më të mirë për sukses në Tribunalin e Nivelit të Parë (First-tier Tribunal), nëse një apel bëhet i domosdoshëm.

4. Kam qëndruar pa dokumente në Mbretërinë e Bashkuar për 15 vjet dhe së fundmi më është refuzuar aplikimi. A duhet të pres 20 vjet për të bërë një aplikim të ri? A do të më rrisë kjo mundësinë për sukses?

  • Jo, nuk keni nevojë të prisni 20 vjet për të bërë një aplikim të ri. Për një aplikim mbi bazën e të drejtave njerëzore pas 15 vitesh qëndrimi, duhet t’i demonstroni Home Office-it se keni ‘’pengesa të pakapërcyeshme’’ për t’u kthyer në vendin tuaj të origjinës. Refuzimi nuk do të thotë që rasti juaj nuk ka meritë, por ndoshta paraqitja e argumenteve dhe fakteve mund të përmirësohet.

    Në çdo aplikim të ri, duhet të adresoni pikat e refuzimit nga aplikimi i mëparshëm. Edhe nëse prisni 20 vjet, do të duhet të paraqisni prova të qëndrimit të vazhdueshëm, integrimit në shoqërinë britanike dhe ndërtimit të jetës private ose familjare sipas Nenit 8. Suksesi varet nga prova të forta, jo vetëm nga koha e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

5. Më është dhënë leja për të qëndruar sipas FLR FP. Partneri im është gjithashtu pa dokumente. A mund të aplikojë ai për FLR M ose vizë për bashkëshortët bazuar në marrëdhënien tonë?

  • a. Jo, partneri juaj nuk mund të aplikojë për FLR M ose vizë për bashkëshortët, pasi leja juaj sipas FLR FP nuk plotëson kriteret për marrëdhënien e nevojshme për këto aplikime. Megjithatë, partneri juaj mund të aplikojë për FLR FP mbi bazën e marrëdhënies tuaj dhe jetës familjare të ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Aplikimi FLR FP bazohet në të drejtat e Nenit 8 (jeta familjare dhe private) dhe kërkon të demonstrohet *pengesa të pakapërcyeshme* për t’u kthyer në
  • vendin tuaj të origjinës. Nëse pranohet, partneri juaj mund të marrë leje të kufizuar për të qëndruar.

6. Partneri im dhe unë jemi pa dokumente dhe kemi lindur një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. A do ta forcojë kjo aplikimin tonë?

  • Fakti që keni lindur një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ju garanton automatikisht të drejtën për të qëndruar. Fëmija nuk do të marrë status ligjor derisa të plotësojë kushtet vetë.

    Home Office do të shqyrtojë faktorë të tjerë, përfshirë: Kombësinë e prindërve, mundësinë e kthimit në vendin e origjinës, nëse fëmija është pa shtetësi. Me fjalë të tjera, ndërsa lindja e fëmijës mund të kontribuojë në pretendimet për jetë familjare dhe private, Home Office do të vlerësojë edhe interesin më të mirë të fëmijës dhe faktorë të tjerë.

7. Nuk kam prova që kam jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për 20 vjet. A kam ende një mundësi për të marrë leje për të qëndruar?

  • Po, keni. Megjithëse provat e qëndrimit ndihmojnë, ato nuk janë faktori i vetëm vendimtar. Ju duhet të demonstroni: Jetë private dhe familjare të ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Integrim në shoqërinë britanike. Pengesa të pakapërcyeshme* për t’u riintegruar në vendin tuaj të origjinës. Edhe pa prova të plota për 20 vjet qëndrim, prova të forta për këto faktorë mund të çojnë në një aplikim të suksesshëm sipas Nenit 8.

    Në përmbledhje, mungesa e provave për 20 vjet qëndrim nuk do të çojë automatikisht në refuzim; më e rëndësishme është të demonstroni që jeni integruar në shoqërinë britanike dhe keni ndërtuar marrëdhënie kuptimplota me të tjerët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

8. Kam përdorur një emër të rremë në të kaluarën. A do të ketë kjo ndikim negativ në aplikimin tim?

  • Po, përdorimi i një emri të rremë mund të ndikojë negativisht në aplikimin tuaj, pasi bie ndesh me kërkesat e përshtatshmërisë në rregullat e imigracionit. Megjithatë, mund të konsiderohet si përjashtim nëse jepni një shpjegim të justifikuar, të mbështetur me rrethana zbutëse, si të drejtat njerëzore. Home Office është i detyruar të marrë parasysh rrethanat tuaja individuale përpara marrjes së vendimit.

9. Kam hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kam pasaportë dhe Home Office nuk ka asnjë regjistër për mua. A do të thotë kjo që nuk mund të bëj një aplikim për të qëndruar?

  • Jo, mundeni. Ju duhet të paraqisni forma të tjera provash për të mbështetur qëndrimin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar, si letra, fatura ose deklarata dëshmitarësh. Aplikimi juaj duhet të fokusohet në demonstrimin e: Integrimit në shoqërinë britanike, pengesa të pakapërcyeshme për t’u kthyer në vendin tuaj të origjinës, një shkelje të Nenit 8 në rast refuzimi. Mund të arrini sukses edhe pa regjistra zyrtarë nëse rasti juaj mbështetet mirë.

10. Jam në një vizë partneri, por marrëdhënia ime ka përfunduar. A mund ta zgjas vizën time bazuar te një partner i ri?

  • Nëse vizën tuaj e keni bazuar në një marrëdhënie të mëparshme, duhet të informoni Home Office nëse marrëdhënia përfundon. Viza juaj mund të shkurtohet, dhe ju duhet të bëni një aplikim të ri bazuar në partnerin tuaj të ri. Kjo do të konsiderohet si një aplikim i ri, jo një rinovim, dhe duhet të plotësoni të gjitha kërkesat e përshtatshmërisë, përfshirë ato financiare, gjuhësore dhe për marrëdhënie, përveç rasteve kur zbatohen përjashtime.

11. Nuk mund të përballoj tarifat e Home Office. A ka një mënyrë për të aplikuar pa paguar?

  • Po, mund të bëni një aplikim për heqje të tarifës (fee waiver) nëse nuk përballoni tarifat ose nëse pagesa do t’ju linte pa mjete jetese. Për të aplikuar, duhet të demonstroni: Të ardhurat dhe shpenzimet tuaja (deklarata bankare, fatura, paga). Ndikimin financiar mbi fëmijët tuaj nëse ka. Nëse miratohet, do të merrni një kod për të dorëzuar aplikimin pa pagesë. Nëse refuzohet, mund të dorëzoni një aplikim të ri ose të paguani tarifat për të vazhduar.

12. . Kam qëndruar pa dokumente dhe partneri im britanik nuk është i punësuar. A do të thotë kjo që nuk mund të aplikoj për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar?

  • Jo, ju mund të aplikoni ende nëse jeni në gjendje të plotësoni kërkesat financiare përmes burimeve alternative të të ardhurave, si p.sh. kursime dhe përfitime publike etj. Së pari, kursimet: nëse jeni në gjendje të provoni që keni një shumë të caktuar kursimesh të ruajtura në llogarinë tuaj bankare për të paktën 6 muaj, kjo do t’ju ndihmojë të plotësoni kërkesat financiare. Kursimet për 6 muaj mund të provohen përmes ekstrakteve bankare tuajat ose të personit që ju ka dhuruar fondet. Shuma e përcaktuar e kursimeve llogaritet sipas një formule të prezantuar nga Home Office. Kjo shumë është shtesa e £16,000 dhe 2.5-fishi i diferencës midis pagës që fiton partneri juaj dhe kërkesës minimale financiare, e cila aktualisht është £29,000.

    Nëse partneri juaj nuk ka të ardhura nga paga, kjo do të thotë se të ardhurat janë £0 dhe 2.5-fishi i diferencës është £72,500, duke arritur një total prej £88,500 pas shtesës prej £16,000. Gjithashtu, ka disa lloje përfitimesh që mund të konsiderohen si përmbushje e kërkesave financiare në aplikimin për partner. Për shembull ndihma shteterore

    Nëse keni më shumë pyetje ose keni nevojë për sqarime të tjera, mos hezitoni të pyesni!

Vlerësimi klientëve

Immigration Related Insights

Refugee Status vs Humanitarian Protection in the UK: Understanding the Difference

In the UK, people who cannot return to their home country because they are at risk of harm may be granted protection. The two main ... Read more

Fresh Claims in UK Asylum Law

Understanding Paragraph 353 of the Immigration Rules: In the UK asylum system, a fresh claim arises following the refusal of a protection or human rights ... Read more

UK Immigration Rules Update: Key Changes Introduced in the March 2026 Statement of Changes (Part 2)

On 5 March 2026, the Home Secretary introduced a new Statement of Change to the Immigration Rules (HC 1691). These amendments affect several immigration routes ... Read more

Recent Changes to UK Immigration Rules: Key Updates for 2026 

The UK government has recently introduced several updates to the Immigration Rules, affecting asylum applicants, visitors, and certain visa categories. These changes reflect a broader ... Read more